Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTERET MUNDËSIA PËR SUPERLIGË DIREKTE!

Barazim në derbi, Liria në ndjekje të barazhit!

Foto: FCLiria/ fb

Barazim në derbi, Liria në ndjekje të barazhit!


2 May, 2025 @20:37

Kartoni i kuq nuk ishte shumë ndikues në lojë, pasi që Vëllaznimi dominoi me raste në pjesën më të madhe të ndeshjes. Liria udhëhoqi me një super-gol që në minutën e dytë të ndeshjes. Por, Vëllaznimi assesi të barazonte, derisa erdhi një penallti e panevojshme e shkaktuar nga kapiteni, portieri Flamur Gashi!

Rastin më të mirë në futboll, e shfrytëzoi Ardian Hoti dhe ndeshja përfundoi: Vëllaznimi - Liria 1-1 [Ardian Hoti 71’pen.—Dijar Nikqi 2’]. Loja nisi me gol të Lirisë. Vëllaznimi dominoi me raste, por asnjëri nga lojtarët ofanzivë nuk gjenin portën e Gashit!

Njëjtë nisi edhe pjesa e dytë, ndërsa Liria mbeti me një lojtar më pak kur Gentrit Bislimi u skuq (52’) pas një fauli para zonës, për të ndalë lojtarin gjakovar që shkonte drejt portës. Rreth 20 minuta më vonë Vëllaznimi fitoi penalltinë. Hoti shënoi penalltinë, ndërsa pas barazimit Vëllaznimi mori krahë për të kërkuar edhe më shumë, gjë që nuk arriti vetëm falë joprecizitetit të lojtarëve të saj.

TABELA AKTUALE

Në fund, barazimi bën që Liria të humbë hapin me Drenicën lidere në luftë për Superligë direkte dhe tash duhet të koncentrohet që në dy xhirot e fundit të mos humb pozitën e dytë që siguron barazhin. Prizrenasit kanë 47 pikë nga 25 ndeshje, 5 më pak sesa Drenica kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit. Pra, matematikisht gjasat janë, por është vështirë e besueshme që Drenica ta humbë këtë mundësi.

Vëllaznimi në anën tjetër, gjithashtu humbë mundësinë reale që të arrijë barazhin, edhe pse matematikisht ato ekzistojnë. Kuqezinjtë kanë 42 pikë nga 25 ndeshje dhe janë në pozitë të katërt të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë