MPOSHTET TREPÇA!

Foto: FCMitrovica/ fb
Mitrovica e rënë, fiton derbin lokal
3 May, 2025 @19:20
Skuadra e Mitrovicës, edhe pse e rënë nga Liga e Parë, pasi që nuk arriti të mbijetojë stinorin debutues aty, ka shënuar fitore në derbin e qytetit, duke e mposhtur Trepçën dhe atë si mysafir!
Përmes një goli të shënuar herët në ndeshje, nga Taulant Avdyli, Mitrovica ka kryer punën për gjithë ndeshjen, ku më pas menaxhoi si duhet lojën deri sa siguroi tre pikëshin. Kjo ka qenë fitorja e tretë sezonale e mitrovicasve, të cilët e arritën të dytën në pranverë. Trepça - Mitrovica 0-1 [Taulant Avdyli 10’].
Trepça me disfatën e shtatë, humb gjasat për mundësi barazhi për Superligë, duke qenë se mbyllë xhiron në pozitë të pestë me 38 pikë, pas 25 ndeshjesh, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit. Mitrovica në anën tjetër, e fundit në tabelë (e dhjeta) ka ngritur kuotën e pikëve në 14, pas 25 ndeshjesh.