Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË NË SHTËPI!

Besa Peja i kthehet fitores, për t’ia minimizuar ‘89-shit gjasat për barazh!

Fotot: FCBesaPeja/ fb

Besa Peja i kthehet fitores, për t’ia minimizuar ‘89-shit gjasat për barazh!


3 May, 2025 @19:22

Besa Peja ka vazhduar me fitore në shtëpi, kësaj radhe ndaj Trepçës’89. Sot pejanët fituan duelin ndaj mitrovicasve, duke shënuar kështu fitoren e dytë me radhë në shtëpi, ndërkaq mysafirët tashmë i kanë gjasat për barazh drejt Superligës, thuajse të shuara.

Pas pjesës së parë të mbaruar pa gola, ka qenë një pasim i Donart Sheqerollit që ka siguruar golin, që erdhe me shënim të Auron Ademit, në fillim të pjesës së dytë. Ky ka dalë të jetë më pas edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Besa Peja - Trepça’89 1-0 [Auron Ademi 56’].

Fitorja, bën që Besa Peja pas 25 ndeshjesh të ketë 31 pikë dhe të mbyllë xhiron XXV në pozitën e gjashtë. Ndërkaq Trepça’89 mbetet e treta me 43 pikë nga 25 ndeshje, me 4 pikë më pak se Liria në pozitë të dytë (pozitë kjo që siguron barazhin) kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë