VAZHDON NDJEKJA

Foto: FCVushtrria/ fb
Penalltia e Hajdarit mjafton për Vushtrrinë
3 May, 2025 @20:39
Vushtrria ka vazhduar me rezultate të mira dhe duke ndjekur në hap kreun e Grupit B të Ligës së Parë. Sot, ekipi i drejtuar nga Armend Dallku ka shënuar fitore falë një penalltie në pjesë të dytë të ndeshjes, kur Dorent Hajdari shënoi në minutën e 64-të për të siguruar triumfin e ekipit, Vjosa - Vushtrria 0-1 [Dorent Hajdari 64’pen.].
Me këtë fitore, Vushtrria që është e dyta në renditje ka 61 pikë pas 25 ndeshjesh, duke ditur se janë 2 pikë nën lideren Prishtina e Re. Luftë e madhe bëhet për vendin e parë të grupit, që dërgon direkt në Superligë. Pozita e dytë kërkon dy ndeshje barazhi për Superligë, prej të cilave dy fitore.
Në anën tjetër, Vjosa e drejtuar nga Burim Shala, pas kësaj humbjeje do të duhet të shënojë patjetër edhe një fitore në dy xhirot e mbetura për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë. Ekipi i Vjosës ka 25 pikë pas po aq ndeshjeve dhe është i teti në renditje tabelare, që shpëton stinorin.