Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJASIT I KTHEHEN FITORES

Pas 4 xhirove, Dinamoja arrin te fitorja

Pas 4 xhirove, Dinamoja arrin te fitorja


3 May, 2025 @20:52

Dinamoja nuk e ka kaluar lehtë ndeshjen ndaj Flamurtarit të rënë nga Liga e Parë. Ekipi i Burim Qerkinit është djersitur mirë për të arritur te fitorja, pasi që mysafirët nga kryeqyteti me golat e tyre gjithmonë tregon se janë aty.

E kësaj i dha fund Kenan Orana, i cili në pjesë të dytë me dygolëshin e shënuar siguroi fitoren për Dinamon, Dinamo - Flamurtari 4-2 [Lorent Rafuna 24’, Qëndrim Bajrami 36’, Kenan Orana 60’, 78’—n.n. 12’, 65’].

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë për Dinamon pas katër ndeshjeve pa fitore, ndërsa e dhjeta e këtij stinori. Pas XXV xhirosh, Dinamoja renditet e katërta në tabelë me 37 pikë. Flamurtari në anën tjetër, është i dhjeti në tabelë (pozita e fundit), pa gjasa për mbijetesë dhe me 12 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë