Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELEKTRICISTËT FITOJNË

Pas 4 humbjesh, KEK i kthehet fitores

Foto: FCKEK/ fb

Pas 4 humbjesh, KEK i kthehet fitores


3 May, 2025 @20:01

Me dy gola të shënuara në pjesë të dytë të ndeshjes, KEK-u i është kthyer fitores në Ligë të Parë, pasi që mposhti Ramiz Sadikun në përballjen interesante të Grupit B, ku u takuan ekipet nga pjesa e epërme e tabelës.

Ka qenë Adonis Aliu që i dha shpresat për fitore ekipit të “elektricistëve” ndërkaq Krenar Dulaj e vulosi fitoren, për rezultatin përfundimtar: KEK - Ramiz Sadiku 2-0 [Adonis Aliu 69’, Krenar Dulaj 84’].

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, KEK-u arrin në kuotën e 33 pikëve dhe vazhdon të qëndrojë në pozitë të pestë të tabelës, ndërkaq Ramiz Sadiku i treti, ka 42 pikë. Deri në fund të stinorit, kanë mbetur edhe dy xhiro, pasi u luajt xhiroja e XXV.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë