Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFTAT MPOSHTIN VRESHTARËT

Fitorja e thellë ngrit Istogun

Fotot: FCIstogu/ fb

Fitorja e thellë ngrit Istogun


3 May, 2025 @19:15

Në një ndeshje ku tashmë ekipet luajnë sa për të kryer kampionatin në një pozitë më të mirë tabelare, Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Rahovecit në “Demush Mavraj” për tu ngritur për një pozitë në renditjen tabelare të Ligës së Parë - Grupi A!

Istogu shënoi dy herë në pjesë të parë, ndërkaq në pjesë të dytë kreu përfundimisht punën, për fitoren e thellë: Istogu - Rahoveci 5-1 [Blend Dervishaj 10’, Arbenit Hajdari 32’, Erjon Qeta 51’, Bleon Alushaj 76’, Olti Arifaj 87’—n.n. 61’].

Me fitore, Istogu u ngrit në pozitën e shtatë të renditjes, ku pas 25 ndeshjesh ka 30 pikë, ndërkaq Rahoveci i rënë nga Liga e Parë, mbetet me 17 pikë në pozitë të nëntë.

 

 

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë