VAZHDOJNË ME TRAJNERIN!

Foto: KFRamizSadiku/ fb
Ramiz Sadiku vazhdon me trajnerin Alban Dragusha
12 May, 2025 @9:46
Njëri ndër stinorët më të suksesshëm të ekipit të Ramiz Sadikut erdhi në periudhën 2024/25 dhe pa mëdyshje, drejtuesit e ekipit të industrialistëve kanë vazhduar kontratën me trajnerin Alban Dragusha.
Përmes një njoftimi sot, ekipi i Ramiz Sadikut ka bërë të ditur se pas sigurimit të vendit të tretë në Ligën e Parë - Grupi B, një xhiro para fundit të stinorit 2024/25 kanë vazhduar kontratën me trajnerin Dragusha.
“Klubi Futbollistik Ramiz Sadiku njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Alban Dragusha, pas një sezoni shumë të suksesshëm ku skuadra jonë u rendit në vendin e tretë në Ligën e Parë.
Vazhdimi i kontratës është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit profesional të trajnerit Dragusha, i cili me stafin dhe lojtarët solli stabilitet, zhvillim dhe rezultate pozitive gjatë gjithë sezonit.
Kontrata e re u nënshkrua nga trajneri Alban Dragusha dhe drejtori i përgjithshëm i klubit, Agron Mecinaj.
Jemi të bindur se kjo vazhdimësi do të sjellë edhe më shumë suksese në të ardhmen për KF Ramiz Sadiku!” ka shkruar KF Ramiz Sadiku në njoftim.
Ekipi i Ramiz Sadikut me ndeshje dhe rezultate të mira të treguara nuk ka qenë fare në rrezik mbijetese këtë stinor, ndërsa siguroi pjesën e epërme të tabelës herët, për të vazhduar qetë garat deri në fund të stinorit.