Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Prishtina e Re para historisë, 1 pikë e ndanë nga Superliga

Prishtina e Re para historisë, 1 pikë e ndanë nga Superliga


10 May, 2025 @19:36

U prit mjaft për golin e parë, por kur erdhi ai, atëherë më nuk u ndalën ato. Prishtina e Re fitoi bindshëm ndaj 2 Korrikut sot dhe tashmë i duhet vetëm një pikë në xhiron e fundit të Grupit B të Ligës së Parë, për të siguruar Superligën për herë të parë në histori të saj.

Prishtina e Re - 2 Korriku [Adonis Zeqiri ‘42, Lorik Dobratiqi ‘49, Labinot Jetullahu ‘52, Kreshnik Bahtiri ‘86] ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, ndërkaq dy asistime u bënë nga golashënuesi më i mirë i tyre, Astrit Berisha, që sot nuk u regjistruar në listën e golashënuesve.

TABELA AKTUALE

Fitorja e 21-të kampionale e Prishtinës së Re e drejtuar nga Elon Berisha i bën ata me 66 pikë, 2 më shumë sesa Vushtrria ndjekëse. Lideres i duhet edhe një pikë në xhiron e fundit për të siguruar Superligën direkt. 2 Korriku në anën tjetër, pësoi disfatën e 12-të sezonale sot dhe ka 30 pikë pas 26 ndeshjeve të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë