Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË SUPERLIGËN

Bora mbetet në Superligë!

Bora mbetet në Superligë!


18 April, 2025 @21:44

Pas fitores në ndeshjen e parë, Bora ka fituar edhe ndeshjen e dytë të playoutit ndaj KEK-ut dhe kështu ka siguruar Superligën edhe për stinorin e dytë radhazi në histori të saj.

Bora mposhti KEK-un 96-80 në përballjen e dytë, për mos t’i dhënë fare shpresa obiliqasve për Superligë. Me nga 16 pikë, më efikasit te Bora kanë qenë Rezart Memed dhe Genc Zeqiqi, ndërsa 11 i dha Alex Lomax.

Te KEK-u, nuk mjaftuan 28 pikët e 8 kërcimet e Ardian Ibishit për të bërë më shumë dhe ekipi i Neven Plantak me dy humbje në playout, mbetet në Ligë të Parë, së paku edhe për një stinor


 
Të gjitha lajmet nga