Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEL VENDIMI I KDE-së

Mosrespektim i akteve normative, dënohet FC Mitrovica

Mosrespektim i akteve normative, dënohet FC Mitrovica


16 May, 2025 @12:06

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës (KDE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka dënuar sot me të holla FC Mitrovicën, për mosrespektimin e akteve normative të FFK-së.

Kujtojmë, Mitrovica kishte mposhtur Rahovecin 2-1 në fushë të lojës në ndeshjen e Grupit A të Ligës së Parë, që i takonte xhiros XXVI. KF Rahoveci më pas u ankua për futjen e lojtarit pa leje në lojë, ndërsa KG i FFK-së ia dha fitoren në tavolinë vreshtarëve, 0-3! Përndryshe, të dyja ekipet veçse kishin humbur statusin e ekipit të Ligës së Parë, duke mos pasur gjasa teorike për mbijetesë aty.

KDE sot ka bërë të ditur se FC Mitrovica dënohet me 800 euro për mosrespektim të akteve normative të FFK-së, ndërkaq futbollisti Alban Kelmendi suspendohet për katër ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Në vendimin e KDE-së për rastet nga kjo ndeshje shkruan:

“KF “ Mitrovica “  Mosrespektimi i akteve normative të FFK-së aktivizon në lojë lojtarin me librezë të lojtarit tjetër.
I.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe neni 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 800 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

II.Lojtari i KF “ Mitrovica“ , Alban Kelmendi nr fanelle 17 nr ID 004171M03. Paraqitet dhe luan ndeshjen me librezë të lojtarit tjetër. Bazuar në nenin 20 paragrafi 1 pika 1 dhe 3 të Rregullores disiplinore ;  Dënohet me 4 (katër) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.”

Përndryshe, në stinorin e ardhshëm, 2025/26 si Mitrovica, ashtu edhe Rahoveci do të jenë pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë