Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI

Trajneri i Trepçës, zyrtarizohet te nënkampionia e Shqipërisë për stinorin që vjen

Trajneri i Trepçës, zyrtarizohet te nënkampionia e Shqipërisë për stinorin që vjen


16 May, 2025 @12:18

Trajneri aktual i Trepçës, Edi Martini, kur ka mbetur edhe një xhiro për të përfunduar stinori në Ligë të Parë të Kosovës, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i nënkampiones së Shqipërisë, Vllaznia.

Njoftimin e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë në rrjete sociale, ndërsa ka shkruar që prej stinorit 2025/26 ekipi shkodran do të drejtohet nga trajneri Martini.

Ai në stinorët e fundit ka drejtuar shpesh Teutën e Durrësit, ndërsa te Vllaznia nuk ka punuar që prej vitit 2010. Trepça nën drejtimin e Martinit, nuk ka arritur që të gjej vend në dy pozitat e para të Ligës së Parë, për të shpresuar për rikthimin në Superligë dhe si duket, me fund të stinorit po vjen edhe ndarja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë