ÇMOHET LARTË GJESTI I KOSOVARËVE
Çitaku dhe Maloku, fair-play yjet e ITTF
10 December, 2015 @9:00
Pingpongistët kosovarë, Linor Çitaku dhe Vlona Maloku, edhe zyrtarisht janë fair-play yjet e vitit 2015 në botë.
Në një ceremoni të mbajtur në Portugali, ata janë shpallë shembull i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Pingpongut (ITTF).
Dyshja kosovare në një ndeshje i kishte dhënë reketët rezervë të tyre rivalëve nga Kenia në Botëror, ashtu që ndeshja të vazhdojë, pasi që reketët e rivalëve nuk kishin kaluar testin për t’i lejuar të luajnë me ato.
Video