GRAND SLAM - PARIS 2017
Distria Krasniqi e bronztë në Paris
11 February, 2017 @18:05
Xhudistja perspektive e Kosovës, Distria Krasniqi, ka arritur sukses të madh sot duke e marrë medaljen e bronztë në Grand Slam të Parisit.
Krasniqi pasi që u eliminua në gjysmëfinale u kthye përmes repechage në garë për të bronztën kur mposhti Astride Gneton nga Franca për të fituar medaljen.
Në podium në kategorinë nën 52 kilogramë, sonte në Paris valon dy herë flamuri i Kosovës. Majlinda Kelmendi e artë, ndërsa Distria Krasniqi e bronztë.