WIMBLEDON 2016

Djokovic për ‘Golden Slam’
27 June, 2016 @11:39
Ashtu siç u raportua dje, sot fillon raundi i parë (1/64 e finales) i turneut të ‘Wimbledonit’, turne tradicional i muajit qershor që mbahet në Angli.
Një nga favoritët për të triumfuar në këtë turne është padyshim edhe Novak Djokovic, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme kohëve të fundit. Në fakt, këtë vit ‘Nole’ ka edhe më tepër motivim për ta synuar triumfin në Wimbledon, duke marrë parasysh rekordin që mund ta thyejë në fundin e këtij viti kalendarik.
Synimi i Novak Djokovic për vitin 2016 është kompletimi i “Year Grand Slam” (të gjitha Grand Slam-at e vitit) dhe i “Golden Grand Slam” (Të gjitha Grand Slam-at e vitit + Medaljen Olimpike). Nole ka triumfuar në ‘Australian Open’ në janar dhe në ‘Roland Garros’ në maj, ndërsa për ta kompletuar “Year Grand Slam” i duhet triumfi në “Wimbledon” dhe në “US Open”. E sa i përket “Golden Grand Slam”, Novak duhet që përveç 4 Grand Slam-ave të përmendur, ta fitojë edhe medaljen olimpike në ‘Lojërat Olimpike Rio 2016’.
Vlen të përmendet fakti që nëse ‘Nole’ e fiton Wimbledonin këtë vit, ky do të ishte ‘Grand Slam’-i i pestë radhazi i fituar për serbin, një arritje kjo e paparë ndonjëherë në historinë e tenisit deri më tash.
Se a do t’i arrijë këto rekorde për herë të parë në histori të tenisit Djokovic, mbetet të shihet në vijim.