NDESHJET E DYTA, TË QETA

Foto: FBK
Duelet e dyta të playoffit, pa dënime të theksuara!
15 April, 2025 @12:21
Pastër kanë kaluar duelet e dyta të çerekfinales së playoffit të Superligës.
Informatori i botuar së fundi për ndeshjet e dyta, ku Vëllaznimi mposhti Prishtinën dhe barazoi serinë, si dhe Ylli mposhti Pejën dhe barazoi serinë - nuk kanë pasur telashe për dënime, është shkruar aty.
I vetmi, që është gjobitur me 50 euro, për shkak të gabimit teknik (flopping) është lojtari i Pejës Marquez Townes.
Kurse asnjë ekip nuk ka marrë ndonjë dënim, e as lojtarët tjerë të përfshirë në këto ndeshje.
Përballjet vendimtare të serisë çerekfinale të playoffit luhen sipas këtij orari: Prishtina - Vëllaznimi (16 prill, ora 19) dhe Ylli - Peja (17 prill, ora 19).
Fitusi i Prishtina - Vëllaznimi do të ndeshet me Trepçën në gjysmëfinale, kurse fituesi i çiftit Ylli - Peja do të përballet me Bashkimin në gjysmëfinale.
Kliko për: SKEMA E PLAYOFFIT