BKT SUPERLIGA

Dueli i vitit, Prishtina-Peja
18 November, 2012 @11:11
Fitorja e Pejës në xhiron e dytë të BKT Superligës ndaj Sigal Prishinës ndoshta nuk ka qenë befasi shumë e madhe kur shikohen përforcimet e Pejës, mirëpo loja e Sigal Prishtinës në atë ndeshje ka qenë – jo e pritur.
Sonte Prishtina ka mundësinë e revanshit. Por a do të ketë fuqi t’i revanshohet Pejës dhe Dardan Berishës që po shkatërron çdo ekip në basketbollin kosovar, kjo është pyetja e ditës!?
Peja pas tetë xhirove nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa Sigal Prishtina vetëm nga Peja, të tjerat i ka fituar.
Prishtinasit kërkojnë fitore për të treguar se Peja nuk është e pamposhtshme, ndërsa Peja dëshiron të tregojë që është mbret i Kosovës këtë stinor.
Sa për statistikë, Peja ka qenë ekipi i parë stinorin e kaluar që i ka shkaktuar humbje Prishtinës në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë, kur shkëlqeu Mirza Ahmetbasic dhe dyshja amerikane Mario Edwards dhe Dustin Scott.
ORARI I NDESHJEVE SOT:
16:00 Trepça – Kosova
19:00 Sigkos Bashkimi – Drita
20:00 Sigal Prishtina – Peja