PA SHUMË SHPRESA!
Kosova U20, mbyll evropianin në pozitë të 16-të!
21 July, 2024 @16:04
Kosova U20 te meshkujt ka zhvilluar ndeshjen e fundit në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.
Dardanët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Suedia me rezultat 63:73 (14:22, 15:23, 18:16, 16:12).
Dallimi në këtë pjesë u bë në pjesën e parë, ku suedezët ishin më të mirë dhe fituan 29:45, derisa në pjesën e dytë, basketbollistët e rinj të Kosovës ishin më të mirë, por pa arritur përmbysjen.
Jon Ismajli kishte 14 pikë e tetë asistime, Bardh Istrefi 12 pikë e tetë kërcime dhe Rron Dahsyla kishte 11 pikë.
Kosova u rendit e 16-ta nga 21 shtete sa morën pjesë në këtë Kampionat në Rumani.
Kosova U20 në këtë evropian u drejtua nga Dritëro Sefaja me asistentë Endrit Elshani dhe Laurant Ibrahimi. Ndërsa basketbollistët që përfaqësuan Kosovën U20 në këtë aventurë ishin: Anes Gashi, Jon Ismajli, Rron Dahsyla, Orges Shatri, Genc Zeqiri, Eliot Peci, Eris Zeneli, Olsi Kurtaj, Ardian Ibishi, Norik Binqe dhe Bardh Istrefi.