Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZONA EVROPIANE : : : GRUPI A, PARAKUALIFIKUES

Rivalët e grupit: Zvicra e fortë për azerët

Foto: FIBA/basketball

Rivalët e grupit: Zvicra e fortë për azerët


23 February, 2024 @11:12

Pas një çereku të parë jo të mirë (10-20) Zvicra ka treguar forcën e saj dhe ka fituar bindshëm ndaj Azerbajxhanit në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027.

Të drejtuar nga Ilias Papatheodorou, zviceranët fituan ndeshjen 72-53 për të nisur mbarë parakualifikimet në Grupin A të zonës evropiane, ku në grup kanë edhe Kosovën dhe Irlandën. Kosova mposhti Irlandën në ndeshjen e parë të grupit.

Selim Fofana me 19 pikë dhe Anthony Polite me 16 të tjera kanë qenë koshashënuesit më të mirë të Zvicrës në fitore, ndërsa te Azerbajxhani i drejtuar nga Tahir Bakhshiyev nuk kanë mjaftuar 22 pikët e Zach Ledayit.

Derisa Zvicra luan ndaj Irlandës ndeshjen e radhës pasnesër në kuadër të Grupit A kualifikues, Kosova udhëton në Azerbajxhan. Kështu, pas ndeshjeve të para të grupit, Kosova e Zvicra kanë bilanc 1-0, ndërsa Azerbajxhani e Irlanda, 0-1.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja