Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMËROHEN TRAJNERËT!

Emërohen trajnerët e grupmposhave të Kosovës në basketboll

Emërohen trajnerët e grupmposhave të Kosovës në basketboll


23 November, 2023 @12:59

FBK ka bërë të ditur se në mbledhjen e Bordit të FBK-së janë emëruar edhe përzgjedhësit dhe ndihmësit e tyre për përfaqësueset e reja të Kosovës në basketboll.

Kosova U16 meshkujt, Kosova U16 femrat, Kosova U18 meshkujt, Kosova U20 meshkujt - tash e tutje do të kenë selektorë të ri.

“Ndërkohë, janë emëruar trajnerët dhe ndihmëstrajnerët e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës (U16M, U16F, U18M, U20M).

Te Kosova U16 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Dion Pllana, ndërsa ndihmëstrajner Dëfrim Hashani.

Te Kosova U16 Femrat përzgjedhës do të jetë Hasan Bytyqi dhe ndihmëstrajnere Melda Baliqi.

Te Kosova U18 Meshkujt përzgjedhës do të jetë Brahim Veseli dhe ndihmëstrajnerët Elbesar Gështenja dhe Hekuran Husaj.

Kosova U20 Meshkujt do të vazhdohet të drejtohet nga Dritëro Sefaja me ndihmëstrajner Safet Kastrati.

Për shtabin teknik te Kosova U18 Femrat dhe Kosova A Femrat do të vendoset deri në mes të muajit dhjetor, si dhe për ndihmëstrajnerët e tjerë të Përfaqësueseve të lartpërmendura.”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga