Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - ISTOGU

Pas 5 humbjeve radhazi, Bashkimi i kthehet fitores

TOPSPORTI / A.P

Pas 5 humbjeve radhazi, Bashkimi i kthehet fitores


25 November, 2023 @22:25

Skuadra e Bashkimit duke e mposhtur Istogun me rezultat 93-53, e regjistroi fitoren e parë pas një serie prej 5 humbjeve rresht.

Në asnjë moment Bashkimi nuk e lëshoi epërsinë duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes, derisa vlen të përmendet se në çerekun e katërt ka pësuar vetëm 4 pikë.

Grant Lozoya për një asistim nuk arriti shifrat magjike triple-double. Ai luajti me 20 pikë, 13 kërcime e 9 asistime, derisa u ndihmua nga Isiah Umipig me 17 pikë, Eduards Hazners me 14 pikë dhe nga Samir Zekiqi e Erik Copes me nga 12 pikë secili.

Te Istogu i vetmi me pikë dyshifrore ishte Tyres Pince me 16 sosh.

TABELA AKTUALE

Bashkimi ka bilanc prej 4 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Istogu 1 fitore e 9 humbje.

Në xhiron tjetër Bashkimi përballet me Prizrenin, derisa Istogu me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga