Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E FILLON ME HUMBJE!

Prishtina shënon humbje në rikthimin e saj në BIBL

Prishtina shënon humbje në rikthimin e saj në BIBL


22 November, 2023 @19:55

Prishtina i është kthyer Ligës Ballkanike me humbje. Bardhekaltërit, dy herë fitues të kësaj lige që tashmë ka rënë nga rëndësia që e ka pasur dikur, është mposhtur sonte në Cetinje të Malit të Zi, nga Lovçeni me rezultat 90-83.

Ekipi malazez me vetëm tre të huaj në ekip i ka treguar Prishtinës që basketbolli është sport ekipor, duke luajtur menĻur që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa rikthimi i Prishtinës, përkundër mundit të treguar në çerekun e fundit ishte, larg.

Me nga 18 pikë te Lovçen më efikasit ishin Masan Vrbica dhe Alija Islamovic, ndërsa te Prishtina nuk kanë mjaftuar 24 pikët e Derrick Wilsonit e 16 të tjera të Shaheed Davisit.

Me këtë, Prishtina e nis BIBL me bilanc 0-1, ndërsa Lovçen ka barazuar bilancin në 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga