Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELIMINOHET PEJA

Me humbje në “Karagaç”, Peja eliminohet nga EuropeCup

Foto: FIBA

Me humbje në “Karagaç”, Peja eliminohet nga EuropeCup


22 November, 2023 @21:03

Peja është eliminuar nga FIBA Europe Cup sonte, pasi që u mposht në “Karagaç” nga ekipi polak, Spojnia Stargard. Ekipi mysafir ka arritur të mposht verdhezinjtë që luajtën pranë publikut të tyre, duke shënuar fitore të ngushtë në fund, me 87-91, ku dallimi u bë në çerekun e fundit [14-20].

Arguster Davis me 24 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te ekipi i Stargardit, ndërsa me 19 të tjera u dallua Karol Gruszecki. Te Peja më efikasi ishte Jay Jay Chandler me 21 pikë. Justin Davis dhe Urald King kryen lojën me double-double, por mungesat ndikuan sonte te ekipi i Rami Hadarit.

Davis luajti me 17 pikë e 16 kërcime, kurse King bëri 18 pikë e 18 kërcime. Në fund të ndeshjes trajneri i Stargardit theksoi se treshet kanë qenë vendimtare në këtë ndeshje, pasi që ekipi i tij shutoi me mbi 50% saktësi, duke shënuar 16 nga 30 tentime! Peja në këtë aspekt ishte dobët sonte, me 3/15!

TABELA PËRFUNDIMTARE:

GRUPI H

1. Chemnitz 6-0
2. Stargard 3-3
3. Peja 2-4
4. Den Bosch 1-5.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga