DEKLARATA E TRAJNERIT TË YLLIT
Flevarakis: Po bëhemi ekip
19 November, 2023 @12:03
Trajneri i Yllit, Kostas Flevarakis, është shprehur të jetë i lumtur me ekipin e tij, pasi që ekipi çdo ditë po komponohet mirë e mirë. Pas fitores ndaj Istogut, ai ka thënë se me kalimin e kohës lojtarët po bëhen më shumë si ekip.
“Ditë pas dite, po bëhemi ekip që duhet të jemi pasi që ekipi po komponohet mirë e më mirë. Ne nuk nënçmojmë asnjë kundërshtar në ligë. Tash po dukemi më shumë si ekip dhe tash e tutje po punojmë për tu ngritur edhe më,” ka thënë ndër të tjera trajneri grek i Yllit, Kostas Flevarakis.
Ylli është në seri prej katër fitoreve radhazi në Superligë. Prej se mposhtën Prizrenin në “13 qershori” ata vazhduan serinë me fitore ndaj Trepçës në “Minatori”, Bashkimin në “Sezai Surroi” dhe Istogun dje.