Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTEN NË FUND

Trepça s’ia del, mposhtet nga Leiden

Foto: FIBA

Trepça s’ia del, mposhtet nga Leiden


15 November, 2023 @21:39

Përkundër një lufte të madhe të treguar gjatë ndeshjes, Trepça s’ia ka dalë në fund të mposht Leidenin në Holandë sonte në kuadër të FIBA Europe Cup, duke pësuar edhe humbjen e tretë nga tre ndeshjet e zhvilluara në Grupin G.

Trepça u mposht me 4 pikë dallim, ndërsa 7 sekonda para fundit të ndeshjes pati rastin që me një treshe të kthejë rezultatin, por s’arriti. Në fund, dy gjuajtje të lira të shënuara nga vendasit, mbyllën ndeshjen, ku Leiden fitoi 80-76.

Tajion Jones me 18 pikë dhe Luuk van Bree me 16 pikë të shënuara ishin më të mirë te Leiden në fitore, ndërsa te Trepça e Adis Beciragicit Darnell Edge luajti me 20 pikë, 6 asistime e 5 kërcime dhe Kevin Bracy-Davis dha 19 pikë, por që s’mjaftuan për të bërë më shumë për fitore.

TABELA AKTUALE E GRUPIT G:

1. Leiden 3-1
2. Dunkerque 2-1
3. Trepça 0-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga