Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEL ORARI I NDESHJEVE TË PARA TË STINORIT 23/24

Përcaktohen dy ndeshjet e para të Prishtinës në BIBL

Foto: KBPrishtina/ fb

Përcaktohen dy ndeshjet e para të Prishtinës në BIBL


15 November, 2023 @9:30

Përmes një njoftimi të lëshuar, liga ballkanike e basketbollit (BIBL), ka bërë të ditur për orarin e ndeshjeve të ekipeve pjesëmarrëse aty këtë stinor (23/24).

Nga Kosova, këtë stinor vetëm Prishtina ka aplikuar për pjesëmarrje aty, ndërsa në orarin e botuar të garave, është thënë se gjashtë ekipe do të jenë pjesëmarrëse në ligë sivjet, prej të cilave 5 dihen, ndërsa 1 është në pritje dhe emrat e tyre nuk janë dhënë.

Gjithsesi, Prishtina ka mësuar orarin e së paku dy ndeshjeve të saja në kuadër të stinorit 2023/24 të BIBL, ndërsa dy herë kampionia e kësaj lige përballjen e parë do ta luajë si mysafir javën që vjen në Cetinje të Malit të Zi ndaj Lovçenit, ndërsa në fillim të dhjetorit pret Lovçenin në Prishtinë.

Zydrunas Urbnoas

Pra, më 22 nëntor Prishtina është mysafire e Lovçenit, ndërsa më 5 dhjetor i pret ata. Më 12 dhjetor Prishtina pret Pljevljen, ndërsa ndeshjeve tjera pritet tu konfirmohet orari.

Pjesëmarrës në këtë stinor të garave, sipas orarit të BIBL janë: Akademik Plovdiv (BUL), Prishtina (KOS), Lovçen (MNE), Pljevlja (MNE), AEL Limassol (CYP) dhe një tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga