Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 8

Prishtina dënohet me 700 euro

Foto: KBPrishtina/ fb

Prishtina dënohet me 700 euro


15 November, 2023 @14:14

Skuadra e Prishtinës ka marrë edhe dënimin e radhës nga KG i FBK-së. Kjo, për ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës ku ekipi mposhti KB Prizrenin dhe iu kthye fitores.

Mirëpo, për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët e ekipit, KB Prishtina është dënuar me 700 euro konform Nenit 51.14 të PG-së, është bërë e ditur në Informatorin Nr. 8 të Superligës.

“KB Sigal Prishtina, konform Nenit 51.14 dënohet me 700 euro,” ka shkruar në Informatorin Nr. 8 të këtij stinori të Superligës.

Prishtina aktualisht është e treta në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa me fitore ndaj Prizrenit kanë bërë bilancin 5-3.

Për përballjet tjera nuk ka dënime të shqiptuara me ekipet, përveç trajnerëve që kanë marrë teknike dhe janë gjobitur me nga 150 euro secili (Edin Kërveshi [Bashkimi], Fikret Shatri [Istogu] dhe Zydrunas Urbonas [Prishtina]).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga