I LARGUARI NGA BASHKIMI, KALON TE EKIPI SHKUPJAN
Çairi zyrtarizon Valmir Kakrukin
14 November, 2023 @23:21
I larguari nga Bashkimi, Valmir Kakruki, është zyrtarizuar sot në ekipin nga Shkupi, Çair. Ekipi shkupjan ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollitin që ka qenë pjesë e Prishtinës dhe së fundi e Bashkimit.
“Një ndër lojtarët më të mirë shqipëtar i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin drejt sukseseve. Ai vjen me një përvojë të madhe në elitën vendore të basketbollit maqedonas. Dy vitet e fundit ka qenë pjesë e SuperLigës së Kosovës në klubin e Sigal Prishtinës dhe së fundmi Bashkimit,” — ka shkruar njoftimi i KB Çairit sot.
Përndryshe, Bashkimi bëri të ditur gjithashtu sot, që me marrëveshje ka ndarë rrugët me alo-qendrën 208 centimetra të gjatë.
“Me kërkesë të lojtarit, klubi ynë ka shkëputur marrëveshjen e bashkëpunimit me lojtarin Valmir Kakruki. Klubi ynë e falemnderon lojtarin në fjalë për kontributin e dhënë si dhe i uron suksese në të ardhmen,” — ka bërë të ditur KB Bashkimi.
Kakruki 23 vjeç, te Bashkimi nuk është që la gjurmë këtë stinor. Ai kishte 13.3 minuta mesatarisht për lojë, duke dhënë 3.4 pikë për ndeshje, 3.3 kërcime dhe 0.4 asistime për lojë.