Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYEQYTETASIT TRIUMFOJNË!

Pas dy humbjeve radhazi, Prishtina i kthehet fitores

Pas dy humbjeve radhazi, Prishtina i kthehet fitores


Teksti: FBK

12 November, 2023 @23:34

Sigal Prishtina mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 91:109 (26:26, 24:23, 20:32, 21:28), në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet (zëvendësim palestre) ku Prizreni luajti si vendas.
Te prizrenasit u dalluan Ty Cockfield me 22 pikë e tetë kërcime, Desi Sills me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime, ndërsa te prishtinasit u dalluan Shaheed Davis me 22 pikë e dhjetë kërcime, Derrick Wilson me 16 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, Dardan Berisha me 18 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Sigal Prishtina është e treta me pesë fitore e tri humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni i shtati me dy fitore e gjashtë humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga