Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY I RI TE TREPÇA!

Darnell Edge - përforcim i ri i Trepçës

Darnell Edge - përforcim i ri i Trepçës


9 November, 2023 @20:44

Trepça posa ka zyrtarizuar afrimin e radhës në ekip. Ekipi mitrovicas, nënkampion aktual i Kosovës dhe fitues i Kupës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me amerikanin Darnell Edge.

Ky i fundit, që në dhjetor do të mbush të 26-tat, së fundi ka qenë pjesë e ekipit të Turqisë, Mersin si dhe atij rumun Dinamo Bukuresht. Te Mersin ai ka pasur mesatare prej 16 pikëve për ndeshje, ndërsa ka bërë edhe 3.6 asistime e 3.6 kërcimë për lojë.

Darnell Edge

Ndërkaq te Dinamoja ka luajtur me 12.6 pikë për ndeshje, duke bërë 3.2 asistime për lojë dhe 3 kërcime për lojë. Amerikani është 188 centimetra i gjatë, ndërsa pos dy shteteve të përmendura ai ka bërë karrierë edhe në Poloni e Ukrainë.

Darnell Edge


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga