DEBUTON NDAJ ISH-EKIPIT!
Bashkimi merr ish-trajnerin e Trepçës!
14 December, 2023 @14:48
Skuadra e Bashkimit ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonchevski. Pas largimit të Edin Kërveshit dhe drejtimit të përkohshëm nga Elbesar Gështenja, Bashkimi ka vendosur përfundimisht për trajnerin që do t’i drejtojë në pjesën e mbetur të stinorit, ndërsa ai është verimaqedonasi, Jonchevski.
Shkupjani Jonchevski që në janar mbush të 43-tata ka punuar edhe më parë në Superligën e Kosovës, duke drejtuar për një kohë të shkurtër Trepçën, por pa ndonjë sukses të veçantë aty. Njoftimi i Bashkimit ka bërë të ditur se ai do të nis punën nesër.
“Maqedoni Aleksandar Joncevski ështe trajner i ri i KB Bashkimi!
Marreveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën,” ka shkruar në njoftim.
Jonchevski pritet të debutojë të shtunën në Superligë, kur Bashkimi pret pikërisht ekipin që ka drejtuar më parë trajneri në fjalë - Trepçën. Së fundi, Jonchevski ka punuar me Kozuvin në Maqedoninë Veriore.