Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS PËR PRISHTINËN

Prishtina ia shkakton humbjen e radhës Bashkimit

Prishtina ia shkakton humbjen e radhës Bashkimit


9 December, 2023 @21:27

Prishtina ka mposhtur Bashkimin në “Sezai Surroi” sonte me rezultat 82-98, ndërsa ka pasur lojën plotësisht në kontroll që nga çereku i dytë, kur bënë dallimin dhe shkuan pa probleme te fitorja.

Bardhekaltërit e drejtuar nga Albert Sylejmani kanë shënuar fitoren e shtatë sezonale, për të dalë në pozitë të katërt të tabelës me bilanc 7-5, ndërsa ia kanë shkaktuar humbjen e radhës Bashkimit, që ndau rrugët me Edin Kërveshin dhe sonte u drejtua nga i riu Elbesar Gështenja. Bashkimi ka bilanc 4-8 aktualisht.

TABELA AKTUALE

Dardan Berisha ka qenë në element sonte, ndërsa ka shënuar 22 pikë në fitoren e ekipit të tij, duke shutuar 4/9 për tri pikë. Ai bëri edhe 6 asistime e 3 kërcime në fitore. Me nga 18 pikë ndeshjen e kryen Fisnik Rugova dhe Steven Davis, ndërsa Fisniku bëri double-double duke arritur 11 kërcime.

Te Bashkimi, që është në krizë rezultatesh, Erik Copes me 18 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa me 16 pikë, 6 asistime e 8 kërcime luajti Grant Lozoya.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga