ME 50 PIKË DALLIM!
Peja kalon lehtë Istogun
10 December, 2023 @21:25
Pa probleme, Peja ka mposhtur Istogun pritshëm sonte, ndërsa ka arritur të fitojë ndeshjen me 50 pikë dallim, 63-113!
Gjashtë lojtarë kryen ndeshjen me pikë dyshifrore te Peja, ndërsa më i dalluari ka qenë Justin Davis që dha 29 pikë, bëri 5 asistime e 9 kërcime. Me 20 pikë lojën e përfundoi Meriton Ismaili, që shutoi 5/9 për te pikë sonte, ndërsa me nga 15 pikë luajtën Larry Thomas e Jay Jay Chandler. Ky i fundit në llogari të tij shtoi edhe 9 asistime dhe 13 kërcime, ku një asistim i mungoi për të bërë triple-double!
Lis Shoshi nuk luajti fare, ndërsa Andi Ahmeti (2 pikë), Qemajl Krasniqi (2 pikë) dhe Dion Sheqiri (pa pikë) fituan minuta nga trajneri Rami Hadar në këtë përballje, ku i pari luajti 24 minuta, i dyti 14 ndërsa i treti 6.
Te Istogu që po bën aq sa po mundet me kapacitetet që ka, koshashënuesi më i mirë ka qenë debutuesi Desmond Halloway që dha 24 pikë, 2 asistime e 6 kërcime në lojën e parë të tij për ekipin e drejtuar nga Fikret Shatri. Tyrese Prince kreu lojën me 19 të shënuara.
Peja është e dyta në renditje me këtë fitore, ndërsa tash ka bilanc 9-3 dhe është e dyta në renditje tabelare. Istogu mbetet i fundit, ndërsa tash ka bilanc 1-11. Në xhiron e radhës, Peja luan derbin ndaj Prishtinës, kurse Istogu është mysafir i Vëllaznimit.