Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 11

Situatë e qetë në palestra, xhiroja kalon pa dënime për klubet

Situatë e qetë në palestra, xhiroja kalon pa dënime për klubet


8 December, 2023 @12:02

Situata është qetësuar dukshëm në palestrat kosovare përgjatë xhiros së fundit të Superligës, ndërsa kjo vërehet edhe nga Informatori i publikuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) së fundi.

E qetë sa i përket incidenteve të tifozëve, pasi që ata të Vëllaznimit kanë qenë për lakmi me brohoritjet e tyre për ekipin dhe në sallën përplot përkundër humbjes në derbi nga Trepça treguan se si duhet të anohet për ekipin.

Kështu, pas dënimeve nga xhiroet e kaluara për shkak të zbrazjes së palestrave dhe ndezjes/hedhjes së mjeteve piroteknike, së fundi në duelet e xhiros XI të Superligës asnjë ekip elit i basketbollit kosovar nuk është dënuar.

Pos gabimeve teknike, që janë të natyrshme në basketboll, xhiroja XI e Superligës ka qenë ndër xhirot më të qeta dhe me më paku dënime të shqiptuara, ku vetëm Jan Palokaj dhe Grant Lozoya kanë marrë dënime për gabimet e tyre teknike/josportive.

Para kësaj xhiroje u shqiptuan dënimet e zakonshme për hedhje të mjeteve piroteknike dhe largim të lojtarëve në teshatore, ndërsa xhiroja e XI shkoi për fat të mirë - pa dënime për klubet.

Në xhiron e radhës, që nis nesër (9 dhjetor) Ylli pret Vëllaznimin ndërsa Bashkimi Prishtinën. Të dielën Istogu pret Pejën kurse Trepça Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga