Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKAN I RI TE ISTOGU

Istogu përforcohet me DaQuan Brooks

Istogu përforcohet me DaQuan Brooks


5 December, 2023 @14:15

Basketbollisti amerikan, DaQuan Brooks, është lojtar i ri i Istogut. Njoftimin e ka lëshuar mbrëmë ekipi i drejtuar nga trajneri Fikret Shatri, ndërsa ka bërë të ditur se bëhet për lojtar cilësor.

Brooks është organizator koshashënues, ndërsa së fundi figuron të ketë qenë pjesë e ekipit Gigantes nga Venecuela në Amerikën Jugore.

DaQuan Brooks

Lojtari i gjatë 177cm është 33 vjeç ndërsa në Evropë ka bërë karrierë vetëm bë basketbollin turk, duke qenë pjesë e Yeni Mamak Spor në sezonin 2020/21.

Ai ka luajtur edhe në ligat tjera aziatike, si Katar, Siri, Arabi Suadite. Së fundi te ekipi i tij Gigantes, Brooks figuron të ketë pasur 33.3 minuta për lojë, duke shënuar 13.8 pikë mesatarisht për ndeshje, me 5.2 asistime e 2.5 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga