Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË DERBIN LOKAL

Pas Pejës, Prizreni mposht edhe Bashkimin

Pas Pejës, Prizreni mposht edhe Bashkimin


3 December, 2023 @23:27

Vjen edhe fitorja e dytë me radhë për Prizrenin e drejtuar nga Tuncay Bostanci. Pas triumfit të madh në Pejë, bardhezinjtë fitojnë edhe derbin lokal në Prizren, duke e fituar ndeshjen ndaj Bashkimit, për t’i barazuar tani bilancet këto dy skuadra.

Ka qenë Desi Sills që ka shkëlqyer në këtë duel, ndërsa ka shënuar 28 pikë, 5 asistime e 5 kërcime në fitoren e ekipit të tij. Me 18 pikë ndeshjen e përfundoi Musab Mala, që bëri edhe 6 asistime e 3 kërcime, kurse 12 pikë, 6 asistime e 6 kërcime i bëri Ty Cockfield.

TABELA AKTUALE

Bashkimi ishte në epërsi kur përfundoi çereku i parë i lojës 18-26. Por, pas kësaj gradualisht Prizreni u rikthye duke luftuar për secilin top, për të fituar çerekun e fundit me 10 pikë dallim dhe për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 90-82.

Bashkimi ka pësuar për herë të katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe ekipi nuk po arrin rezultate. Isaiah Umipig dhe Erik Copes me nga 18 pikë kanë qenë koshashënuesit më të dalluar të ekipit.

Skuadrat javën e mbyllin në pozitat gjashtë dhe shtatë përkatësisht, me Bashkimin e Prizrenin që kanë bilanc 4-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga