Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - YLLI

Peja fiton pas 3 xhirove, ndalet seria e Yllit

Peja fiton pas 3 xhirove, ndalet seria e Yllit


2 December, 2023 @18:45

Pas tri humbjeve me radhë, Peja i është rikthyer fitoreve në Superligë në përballjen e sontme ndaj Yllit në “Karagaç”.

Takimin e sontëm pejanët e fituan me rezultatin përfundimtar 91-75, duke ia shkaktuar kështu Yllit humbjen e parë pas 5 fitoreve radhazi.

Peja e fitoi çerekun e parë 22-20, e pjesa e parë u mbyll 41-35, pjesë në të cilën Justin Davis i Pejës shkëlqeu me plot 18 pikë, gati gjysmën e pikëve të skuadrës.

TABELA AKTUALE

Në çerekun e tretë, Peja e rriti epërsinë e përgjithshme, duke hyrë në çerekun e fundit me rezultat 72-59. Epërsia dyshifrore e krijuar u mbajt mjaft mirë deri në fund nga pejanët, që e fituan ndeshjen me rezultatin përfundimtar 91-75.

Justin Davis ishte fantastik sonte dhe e mbylli takimin me 33 pikë e 14 kërcime, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Lis Shoshi me 14 pikë e 11 kërcime.

Te Ylli koshashënuesi më i mirë sonte ishte Jan Palokaj me 18 pikë, e ndeshjen me double-double prej 14 pikëve e 11 kërcimeve e mbylli Chris Harris.

Me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Trepça, për momentin Peja ndodhet në krye të renditjes, kurse Ylli është i treti.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga