Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR KREUN E RENDITJES

Trepça përsëri mposht Prishtinën dhe merr pastër kreun e tabelës

Trepça përsëri mposht Prishtinën dhe merr pastër kreun e tabelës


29 November, 2023 @21:32

Ekipi i Trepçës është kthyer në formë, ndërsa të drejtuar nga Adis Beciragic mitrovicasit kanë përjetuar edhe një fitore ndaj Prishtinës këtë stinor në Superligë. Kësaj radhe, ata i mposhtën kryeqytetasit në “1 tetori” për të fituar dy duelet e para ndaj tyre këtë stinor në Superligë.

Çereku i parë është treguar fatal për Prishtinën sonte. Trepça bëri avantazh prej 9 pikësh në 10 minutëshin e parë të ndeshjes për të shkuar tutje në ndeshje duke ruajtur distancën në secilin fund-çerek dhe për të arritur te fitorja me 10 pikë dallim, 66-76.

TABELA AKTUALE

Mikaile Tmusic luajti me 15 pikë, 5 asistime e 7 kërcime në fitore, ndërsa nga 14 pikë dhanë Erjon Kastrati e Kevin Bracy-Davis. Davis regjistroi edhe 8 kërcime, derisa Darnell Edge dha 9 pikë e Drilon Hajrizi 7 në këtë fitore.

Te Prishtina më të dalluarit ishin Dardan Berisha me 19 pikë, 3 asistime e po aq kërcime, si dhe Derrick Wilson me 17 pikë e 7 asistime.

Me fitore, Trepça tash është bërë lidere e pastër e Superligës nga 10 ndeshje me bilanc 8-2. Ndërkaq Prishtina është në bilanc neutral, 5-5, në pozitë të pestë. Prishtina në këtë ndeshje doli me ndihmës-trajnerin Albert Sylejmani, pasi që dje u nda me lituanezin Zydrunas Urbonas. Por, kjo nuk solli asgjë të re në ekip. Prishtina përsëri nuk tregoi veten, përkundër fondit të mirë të lojtarëve që ka.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga