Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAJNË RRUGËT ME TRAJNERIN!

Prishtina shkarkon trajnerin Urbonas!

Prishtina shkarkon trajnerin Urbonas!


28 November, 2023 @21:06

Pas humjbes së fundit të pësuar nga Ylli me 20 pikë dallim, Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas. Prishtina ka bërë të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin, me marrëveshje, ndërsa i ka falenderuar atij për kontributin e dhënë deri tash.

Urbonas do të zëvendësohet përkohësisht nga ndihmës-trajneri Albert Sylejmani, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë trajneri i radhës që do të merr drejtimin e rekord-kampiones së Kosovës.

“Faleminderit Zydrunas Urbonas!
KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.
Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani.”


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga