NË PALESTËR TJETËR
Prishtina-Trepça, do të luhet në “1 tetori”
27 November, 2023 @21:45
Para pak çastesh, KB Prishtina ka bërë të ditur se ndeshja e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet në palestrën “1 tetori” të Prishtinës, pasi që Pallati i Rinisë dhe i Sporteve është i zënë me aktivitete tjera.
Bile, Prishtina ka shkruar në njofim se aktivitetet tjera po e vështirësojnë punën e ekipit që prej fillimit të stinorit.
“Të mërkurën nga ora 19:00 luajmë ndeshjen e mbetur ndaj Trepçës në Sallën 1 Tetori.
Për shkak që Pallati i Rinisë është i zënë me aktivitete të tjera që sa kohë dhe kjo po e vështirëson jashtë mase punën e ekipit që nga fillimi i sezonit më në fund ia kemi dalur të sigurojmë sallën 1 Tetori për këtë ndeshje.” — ka shkruar njoftimi i KB Prishtina.
Para kësaj ndeshjeje, Trepça ka bilanc 7-2 dhe është lidere e Superligës. Prishtina në anën tjetër është me bilanc 5-4 dhe është e pesta në renditje tabelare.