Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE YLLI VAZHDON SERINË!

Ylli mposht Prishtinën, arrin fitoren e pestë me radhë

Foto: FBK

Ylli mposht Prishtinën, arrin fitoren e pestë me radhë


26 November, 2023 @22:51

Edhe Ylli i Kostas Flevarakisit është në formë tepër të mirë. Ekipi suharekas ka hyrë në ritëm të fitoreve dhe sonte ka kaluar Prishtinën pa shumë telashe, duke e mposhtur në fund me 20 pikë dallim!

Pjesa e parë e ndeshjes shkoi barabartë, Ylli kishte marrë çerekun e parë me 2 pikë dallim, 26-24, ndërsa Prishtina të dytin 17-18. Mirëpo në pjesë të dytë Ylli hyri rrufeshëm për të bërë dallimin e madh, të cilin e shtoi në vazhdim për të fituar ndeshjen 100-80.

TABELA AKTUALE

Gjashtë lojtarë te Ylli luajtën me pikë dyshifrore sonte, ndërsa Jalen Nesbitt kreu lojën me double-double prej 18 pikëve dhe 11 kërcimeve. 18 pikë i dha edhe kapiteni Gëzim Morina, ndërsa bëri edhe 7 asistime. Antëain Johnson dha 16 pikë, kurse Valon Bunjaku shënoi 13 pikë e 5 asistime në këtë fitore.

Prishtina nuk është në ritmin e saj. Ekipi ka pësuar për herë të katërt këtë stinor, ndërsa ka pësuar për herë të tretë në katër ndeshjet e fundit të Superligës. Tyron Harris dha 20 pikë e 4 asistime sonte, ndërsa 17 të tjera i bëri Shaheed Davis, që shtoi edhe 6 kërcime në llogari të tij.

Fitorja bën Yllin që të dalë në pozitë të dytë momentaisht me bilanc 6-4, ndërsa Prishtina bie në pozitë të pestë me 5-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga