Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PEJA

Trepça fiton derbin ndaj Pejës, ngritet në krye të tabelës

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Trepça fiton derbin ndaj Pejës, ngritet në krye të tabelës


25 November, 2023 @22:14

Skuadra e Trepçës ka deklasuar Pejën duke e mposhtur me 20 pikë epërsi 91-71 dhe u vendos në krye të tabelës.

Djelmoshat e trajnerit Adis Beciragic, e kontrolluan ndeshjen nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe arritën një fitore të lehtë ndaj Pejës.

Darnell Edge shkëlqeu te skuadra mitrovicase me 29 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, derisa ka shënuar edhe 6 herë nga vija e treshit.

Edge gjthashtu u ndihmua edhe nga Kevin Bracy-Davis me 16 pikë dhe Brevin Galloway me 13 pikë të tjera.

Te Peja u veçuan John Chandler me 21 pikë e 8 kërcime, Justin Davis me 19 pikë e 9 kërcime edhe Urald King me 12 pikë e 9 kërcime.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 7 fitoreve e 2 humbje, derisa me koshaverazh Trepça u vendos në krye të tabelës.

Në xhiron tjetër Trepça do të përballet me Vëllaznimin, kurse Peja me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga