Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E MBYLLIN ME FITORE!

Trepça përshëndetet me fitore nga EuropeCup

Foto: FIBA

Trepça përshëndetet me fitore nga EuropeCup


22 November, 2023 @21:10

Pasi që nuk kishte gjasa për të shkuar tutje me tre humbje në tre ndeshjet e para, Trepça ka mbyllur fazën grupore të FIBA Europe Cup me fitore ndaj ekipit francez Gravelines Dunkerque.

Ekipi i Adis Beciragicit së paku ka arritur të gëzojë qindra publik që nuk e lanë ekipin vetëm në “Minatori” sonte, në ditën përshëndetëse të tyre nga garat evropiane. Trepça mposhti Dunkerque me rezultat 76-68.

Darnell Edge me 23 pikë ka qenë më i miri te Trepça sonte, ndërsa i gjithanshmi Drilon Hajrizi ka kryer lojën me 17 pikë, 8 kërcime e 2 asistime. Caleb Walker me 14 pikë ishte më i dalluari te Dunkerque, ndërsa 12 të tjera i shënoi Chris Babb.

TABELA PËRFUNDIMTARE:

GRUPI G:

1. Leiden 3-1
2. Dunkerque 2-2
3. Trepça 1-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga