PRISHTINA SHPRESON TE PËRVOJA E ARMSTEADIT
Malcolm Armstead rikthehet te KB Prishtina
21 November, 2023 @11:45
Basketbollisti i natyralizuar, Malcolm Armstead, është rikthyer te Prishtina. Playmakeri 34 vjeçar i është kthyer bardhekaltërve pas 4 viteve, ndërsa Prishtina ka bërë të ditur me një njoftim të shkurtër ardhjen e tij.
Ndërkaq, Peja ka bërë të ditur se u nda me marrëveshje me Armsteadin, që në Kosovë luan si lojtar vendor, pasi që një kohë ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës në basketboll.
Armstead, këtë stinor te Peja ka luajtur shtatë ndeshjet e para kampionale, ndërsa ka pasur mesatare prej 26.9 minuta për ndeshje me 6.6 pikë dhe 4.6 asistime mestarisht.
Në FIBA Europe Cup, në tre duelet e para me Pejën, Armstead ka luajtur 30.7 minuta për ndeshje mesatarisht me 9 pikë për lojë dhe me 3.7 asistime mesatarisht.
Pos Prishtinës e Pejës, Armstead ka luajtur edhe për Yllin në Kosovë, që do të thotë se “kosovari” e njeh mirë ligën.