Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON SERIA

Ylli shënon lehtë fitoren e katërt me radhë

Ylli shënon lehtë fitoren e katërt me radhë


18 November, 2023 @20:45

Ylli ka shënuar fitoren e katërt kampionale radhazi, duke kaluar lehtë Istogun sonte, për të fituar ndeshjen me rezultat të thellë 53-89. Që nga momentet e para të ndeshjes Ylli mori epërsinë për të shkuar lehtë te fitorja, ndërsa me formën e mirë që ka kapur ka arritur të përmirësojë bilancin në 5-4.

Nesbitt me 22 pikë ka qenë më efikasi te Ylli, ndërsa ka bërë edhe 11 kërcime. Sirko kreu lojën me 18 pikë, ndërsa Rinor Memdi dha 11 pikë. Jan Palokaj luajti me 10 pikë e 10 asistime.

TABELA AKTUALE

Te Istogu, Matthew Lang ka qenë i vetmi me pikë dyshifrore, duke shënuar 12 pikë.

Ylli tash me 5-4, ka bilanc të njëjtë me Vëllaznimin, duke ndarë pozitat 3-4, ndërsa Istogu i fundit bëhet me bilanc 1-8.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga