Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI!

Pas Teutës, Arti Hajdari do të jetë lojtar i KB Prizrenit

Pas Teutës, Arti Hajdari do të jetë lojtar i KB Prizrenit


15 November, 2023 @13:46

Skuadra e Prizrenit ka bërë të ditur se Arti Hajdari do të jetë lojtar i ri i ekipit, ndërsa basketbollisti pejan do të rikthehet te bardhezinjtë e qytetit të Prizrenit. Ai pasi që u shpall kampion me Pejën në stinorin e kaluar të Superligës, u transferua te Prishtina.

Mirëpo, aty nuk gjeti veten dhe tashmë ka kaluar te Teuta e Durrësit për të zbatuar rregulloren një muaj në Federatë tjetër, ashtu që të kthehet në Superligë - ndërsa KB Prizreni ka zyrtarizuar sot se do të bëhet pjesë e tyre.

“Arti Hajdari pas një edicioni është rikthyer sërish në skuadrën që luajti për dy edicione. Arti është duke stërvitur me ekipin ndërsa kemi huazuar në kampionatin e Shqipërisë tek skuadra e Durrësit, Teuta të cilët edhe i falenderojm për mundësin e transferimit dhe trajtimin e Artit. Nga fillimi i muajit Dhjetor, Arti do fillon zyrtarisht t’i mbroj ngjyrat bardh e zi. Ju rikujtojm se Arti Hajdari ka qenë mvp i finales së Superkupës të fituar, kampion i stinorit të rregullt 2020-21.” — ka shkruar KB Prizreni në njoftimin e botuar pak më parë.

Te Prishtina në Superligë ai kishte mesatarisht 16 minuta për lojë, ndërsa dha 3 pikë për ndeshje, 1.6 asistime për ndeshje dhe 2.4 kërcime. Ai me Teutën luajti finalen e Superkupës së Shqipërisë, mirëpo ekipi i tij u mposht nga Tirana.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga