Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA MPOSHTET NË HOLANDË

Den Bosch arrin fitoren e parë të grupit, mposht Pejën

Foto: FIBA

Den Bosch arrin fitoren e parë të grupit, mposht Pejën


15 November, 2023 @21:51

Basketbollistët e Pejës janë mposhtur për herë të tretë në Grupin H të FIBA Europe Cup, ndërsa Heroes Den Bosch ka shënuar fitoren e parë në këtë grup. Ekipi holandez ka fituar ndeshjen me rezultat të thellë 109-91, derisa pjesa e parë e ndeshjes u tregua vendimtare në takim, kur vendasit bën dallimin 55-36!

Derrick Fenner me 30 pikë, Austin Price me 26 dhe Roberts Stumbris me 20 të shënuara kanë qenë të pakapshëm te Den Bosch, ndërsa u gëzuan për fitoren e parë në grup. Te Peja nuk kanë mjaftuar 31 pikët e Jay Jay Chandlerit, që bëri edhe 5 asistime e 4 kërcime e as 23 të shënuara nga Justin Davis, që kreu lojën me double-double duke bërë edhe 10 kërcime e 4 asistime.

Pas kësaj ndeshjeje, Peja ka bilanc 2-3, ndërsa Den Bosch 1-4. Sa i përket tabelës aktuale të Grupit H, ajo duket si mëposhtë:

TABELA AKTUALE E GRUPIT H:

1. Chemnitz 5-0
2. Peja 2-3
3. Stargard 2-3
4. Den Bosch 1-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga