Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE CUP 23/24

Peja dhe Trepça luajnë sot ndeshjet e radhës në FEC

Peja dhe Trepça luajnë sot ndeshjet e radhës në FEC


Teksti: FBK

15 November, 2023 @14:00

Të mërkurën, sot, Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme në grupet e FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike. Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84. Liderët e Superligës kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje. Polakët do të ndeshen me Niners, që kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden. Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga