Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIM I RADHËS NË "SEZAI SURROI"

Eduards Hazners lojtar i ri i Bashkimit

Fotot: BCOrchies/fb

Eduards Hazners lojtar i ri i Bashkimit


13 November, 2023 @19:45

Pas ndarjes me Jeremy Harris, 5 ditë më parë, Bashkimi sonte ka zyrtarizuar një përforcim të radhës. Ekipi prizrenas që është i vetmi në Superligë që është mposhtur nga Istogu, ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollistin letonez, Eduards Hazners.

Eduards Hazners

Sipas njoftimit të Bashkimit, Hazners ka përvojë nga disa liga evropiane, kryesisht baltike, por ka luajtur edhe për Letoninë U18 dhe U20. Së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit nga liga e tretë e Francës, Orchies.

Eduards Hazners

Hazners aty ka luajtur me mesatare prej 9.6 pikëve për ndeshje dhe 1.8 kërcimeve. Hazners në dhjetor të këtij viti mbush të 26-tat, ndërsa para Orchies ka luajtur për Tallina Kalev, Ogre, Liepaja e VEF Riga.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga