Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CALLOWAY LARGOHET!

Lojtari i Pejës, Jacob Calloway zyrtarizohet te ekipi islandez!

Lojtari i Pejës, Jacob Calloway zyrtarizohet te ekipi islandez!


27 November, 2023 @22:49

Basketbollisti i KB Peja, Jacob Calloway, në pasditen e sotme është zyrtarizuar te ekipi islandez i basketbollit, Tindastol. Ekipi nga ishulli më i largët i Evropës ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin në fjalë, ndërsa vetë lojtari është prononcuar që është i lumtur me rikthimin në Islandë.

Ai është shprehur të jetë i lumtur duke theksuar se ka kujtime të mira në Islandë, ndërsa energjia e përkrahësve të ekipit ka qenë unike. Nga KB Peja, nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me njoftimin e Tindastollit.

Jacob Calloway te Peja ka bërë mesatare prej 15 pikësh për ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 1 asistim dhe 4.9 kërcime në Superligë. Në FIBA Europe Cup, ai ka pasur 12.5 pikë për ndeshje, 1.7 asistime dhe 6.5 kërcime mesatarisht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga